Nesho thotë se nuk ka negociata me BE pa u qartësuar më parë çështja e zgjedhjeve



Diplomati, Agim Nesho, thotë se Shqipëria nuk do të marrë asnjë sinjal pozitiv për negociatat me BE pa qartësuar më parë çështjen e zgjedhjeve.

Nesho: Jemi në kufijtë që nuk do të ketë një vendim të tillë pa marrë një aprovim se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet. Kemi një rezolutë të PE, parlamentit gjerman, që janë shprehur qartë se 15 kushtet nuk janë plotësuar. Rama duke zgjatur dorën për të bërë një bashkim të interesave të shqiptarëve që kanë munguar për gjithë këto vjet. Basha e ka refuzuar me të drejtë. Ajo që duhet të mbrojmë në këto momente është çështja e zgjedhjes dhe kontratës që kemi bërë ne me shtetin, a është një shoqëri demokratike dhe e lirë që i përket perspektivës perëndimore apo do të kthehemi në një regjim që nuk e di se ku mund të përfundojë, që bashkëpunon dhe me elementë të inkriminuar dhe e ka bërë këtë vijë në politikë. Nëse në këto momente opozita nuk qëndron, kjo nuk qëndron në princip për arsye se do të krijojë precedentin që të gjitha forcat të cilat do të kërkojnë pushtetin politik në Shqipëri, do instalohet pushteti i individit dhe jo institucioneve.

I ftuar në Rtv Ora, ai komentoi edhe ngutin e faktorit ndërkombëtar për ti quajtur zgjedhje të mira.

Nesho thotë se nuk ka negociata me BE pa u qartësuar më parë

Nesho: Mirësisht apo fatkeqësisht trupi diplomatik në Shqipëri ka një diapozon shumë të gjerë se është përdorur dhe nga politika shqiptare dhe ka pranuar hapësirat për të qenë personazh në poltikën shqiptare. Pa mbaruar procesi zgjedhor çdo deklaratë e kujdo qoftë është e nxituar se po shikojmë nga prova në provë që këtu kanë qenë jo vetëm parregullsi të jashtëzakonshme, jo vetëm tendenca për blerje masive të votave, jo vetëm skualifikimi i votave duke i prishur ato gjatë numërimit po kemi përdorimin e makinerisë së shtetit me një presion n daj administratë dhe gjithë institucioneve të shtetit për të realizuar këto zgjedhje. Në këtë moment edhe në interes të komunitetit ndërkombëtar është që duhet të ndalojë. Së dyti, legjitimi i këtyre zgjedhjeve nga opozita. Nëse qëndron në princip, atëherë le ta bëjë komuniteti ndërkombëtar nëse kërkon stabilitet, le të bashkëpunojë me një regjim që është i lidhur me krimin.

Sa i takon hetimit të krimeve zgjedhore, Nesho thotë se ka një mosangazhim të institucioneve të prokurorisë.

Nesho: Opozita ka paraqitur mbi 155 raste të krimit paraelektoral që sollën deformimin e votës. Janë në presion të plotë. Shteti ligjor në Shqipëri është i asfiksuar.

Ndërsa ka zëra se Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut në negociatat me BE nëse kjo e fundit nuk zgjidh problemin me Bullgarinë, Nesho e sheh të pamundur.

Nesho: Mendoj se BE do gjykojë dhe veprojë në mënyrë gjeostrategjike. Ballkani duke qenë se i ka munguar një perspektivë politike dhe në pamundësi të Europës për të gjetur një zgjidhje politike por e la në meritokracinë e saj për tu integruar në bazë të vlerave dhe kritereve që mbushte e shikon që influencat e huaja janë rritur si nga Rusia, Kina, Turqia dhe vende të tjera. Pyetja kryesore që i është bërë kryeministrit ëShtë ndikimi turk për arsye sepse ata e kuptojnë. Kemi një qeveri që të gjitha koncesionet kryesore të Shqipërisë si areportet, portet detare ka filluar t'ua japë në mënyrë klienteliste vendeve si Turqia, vendeve arabe pa gjetur mundësinë dhe perspektivën. Shqipëria është një vend që i përket BE.

 

EMISIONET