Sot “blindohet” Tirana, ja rrugët ku nuk lejohet lëvizja e makinave

Policia e Shtetit ka publikuar rrugët që do të jenë të bllokuar sot në kuadër masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë Finales mes Romës dhe Feyenoordit.

Ndeshja e finales se Conference League do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më datë 25 maj, ndërkohë që rrugët përreth do të jenë të bllokuar për automjetet.

Policia pa publikuar hartën që tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete, në këtë datë.

“Policia e Shtetit vlerëson shumë mirëkuptimin e qytetarëve dhe u kërkon drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në zonat përreth ku zhvillohet aktiviteti sportiv, si një ndihmë e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.”

EMISIONET