Nëse s'keni punë mos hajdeni në Tiranë për finalen e 25 majit. S'do tolerohen tifozët huliganë

Më 25 Maj Shqipëria do të presë një nga eventet më të mëdha futbollistike, ku do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feynord. Stadium Air Albania ku do të zhvillohet finalja historike ka një kapacitet prej 21,690 vendesh. 

Dy ekipet  do të mbërrijnë në Shqipëri më 24 Maj për tu akomoduar në hotele dhe së bashku me ta edhe mijëra tifozë. Nga italia parashikohet të mbërrijnë rreth 60  mijë persona e nga Holanda deri në 20 mijë.

Për shkak edhe të numrit të lartë të vizitorëve policia ka vendosur të kufizojë lëvizjet, por drejtori i përgjithshëm i rendit Gledis Nano shprehet se nuk ka vend për panik

"Data 25 do të jetë dite feste. Të mos përhapin panik për shtetrrethim. Patjetër që do të ketë bllokim të rrugëve. “Tirana do të jetë e bllokuar për ata që nuk kanë punë për të ardhur atëditë u sugjeroj për të mos ardhur në Tiranë”

Nuk do të jetë shtetrrethim por do të bëjmë bllokim të rrugëve. Do të njoftojmë cilët rrugë dhe segmente do të jenë të bllokura dhe cilat do të kenë lëvizje apo lëvizje të kufizuar."

Nano theksoi se janë marrë të gjitha masat për të ndaluar incidentet dhe se këto ditë do të jenë festive

"Masat e marra deri tani janë masa të cilat i kanë ndarë që në ardhje të dy tifozeritë. Por dhe fan zone, që të mos lejohen tifozeritë të krijohen përplasje në kryeqytet".

Për të shmangur përplasjet e tifozerive në tiranë do të jenë tre fanzonë Amfiteatri Veror i Liqenit dhe pedonalja “Murat Toptani” do të kthehen në Fan Zone për tifozët e Romës dhe Feyenoord, ndërsa sheshi “Skënderbej” do të presë tifozë neutralë.

EMISIONET