Nënat “e harruara” në gërmadha, në kontejnerë e kasolle presin rindërtimin e Mazhës së Vogël në Krujë
Ndërsa temperaturat nën zero kanë përfshirë vendin, në fshatrat e Krujës ende ka familje që po kalojnë dimrin e tretë në kasolle e kontejner në pritje të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti jetojnë ende në kasolle e kontejnerë në pritje të një shtëpie.
Ky është dimri i tretë që Sabrie Bega nga Mazha e Vogël e Krujës po kalon e vetme në këtë kontejner.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 i shembi shtëpinë, dhe themelet për të renë as nuk janë hedhur.
E pamundur për shkak të arsyeve shëndetësore tregon se po jeton pjesën më të vështirë të jetës.
"Ku të shkoj, kam frikë me hy brenda. Kam vujatur gjithë jetën."
Ndihet e harruar por ende ka shpresë se një ditë do të ketë çati mbi kokë.
"Si t'ja bëj, të vras veten?"
Pak metra më tutje, kjo kasolle është dëshmi e vuajtes së pasojave të tërmetit të 2019.
Këtu jeton 70-vjeçarja Fatushe Masha. Edhe ajo e vetme.
Edhe pse banesa i është premtuar, deri më tani ajo nuk e ka marrë ate.
"Dy vjet këtu, ishalla na i bëjnë shtëpitë."
Kruja ishte një prej Bashkive më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Shumë familje kanë nisur një jetë të re, por ende ka të tjera që përballen pasojat lëkundjeve shkatërrimtare.