Nëna lë si "garanci" për borxhin e drogës foshnjën 2-muajshe

Nëna lë si "garanci" për borxhin e drogës

Një nënë 28-vjeçare nga Brazili është arrestuar, pasi e përdori foshnjën e saj 2 muajshe si "garanci" se do të rikthehej për të paguar borxhin e saj të drogës.

Foshnja u shpëtua nga oficerët e policisë në Pontes e Lacerda, 487 km nga Cuiabá.

Nënkoloneli që ndihmoi në shpëtim, Sandro Barbosa, tha se personi që ishte me fëmijën në shtëpi nuk kishte lidhje gjaku me familjen e nënës së foshnjës.

“Ne mësuam se nëna, e dëshpëruar nga borxhi i drogës, i cila ishte jo më shumë se  $ 300, e la fëmijën si një formë garancie pagese dhe njerëzit në shtëpi e pranuan atë. Por ju nuk mund ta matni vlerën e një jete njerëzore, ” tha ai.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë hetimet, lidhur me nënën dhe personat që kishin pranuar ta marrin foshnjën si garanci.

Ajo tashmë ka humbur kujdestarinë për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të.

Sipas togerit, pavarësisht dëshmive të dëshmitarëve dhe provave të mbledhura në vendin e ngjarjes, policia nuk mundi të arrestonte dy gratë që ishin me foshnjën në shtëpi.

Shtëpia ku po qëndronte foshnja ka qenë objektiv i raporteve të trafikut të drogës dy herë, sipas policisë.

EMISIONET