Nëna: Edhe dushin mezi e ndez, s'kam lekë të paguaj faturën e dritave/ Videoja që po prek zemrat e njerëzve në rrjet

Nëna: Edhe dushin mezi e ndez, s'kam lekë të paguaj

Video me nënën, e cila për shkak të vështirësive ekonomike, kursen edhe korrentin e dushit është bërë virale në rrjet.

Vetëm për tre orë video ka marrë mbi 17 mijë shikime në facebook e RTV Ora, me dhjetëra komente dhe qindra pëlqime.  

E pyetur nga Enki për Vox Pop në Ditë e Re, për ekranin e RTV Ora, nëna thotë se në këto ditë të acarta dimri, nuk e mban ndezur gjatë gjithë kohës gazin për tu ngrohur, sepse nuk ka mjaftueshëm të ardhura për të paguar faturën.

E moshuara thotë se jeton me të birin e sëmurë dhe se ka nevojë për ndihmë.

"Me gaz ngrohem, por nuk e ndez shumë. Më shumë rri në krevat. Jetoj me qira, me djalin tim të sëmurë. Ai rri në dhomën e vetë, ngrohemi me shishe me ujë të nxehtë. Jetoj me qira, nuk marr pension, përveç se 100 mijë lekë që merr djali.Kam kërkuar ndihmë sa andej, këndej. Kam shkuar te Bashkia, që të më japin bonus qiraje. Qiranë e kam 160 mijë  në muaj. Dritat shkojnë 50 mijë lekë. Edhe dushin  mezi e ndez kur lahemi. Me zor sepse nuk mundem ta paguaj", thotë nëna.

Shpresojmë që zëri i nënës të dëgjohet dhe video  mos të kalojë në vesh të shurdhër.  

EMISIONET