Negociatat, Soreca: Koha që BE të thërrasë konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë para fundit të vitit

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, i dorëzoi sot kryeministrit Edi Rama progres-raportin e KE-së për Shqipërinë.

Soreca nënvizoi se raporti konfirmon edhe njëherë se Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrat e lëna nga Këshilli dhe se

Luigi Soreca: Raporti vjetor që kemi prezantuar bazohet te metodologjia e re dhe është vlerësim i drejtë i situatës. I janë dhënë meritat Shqipërisë ku i takojnë dhe janë theksuar fushat ku përparimi ka qenë i pamjaftueshëm dhe kërkohet më shumë vëmendje. Pavarësisht sfidave nga pandemia, Shqipëria ka vijuar përparimin e reformave. Raporti konfirmon se Shqipëria ka përmbushur kushtet që ishin caktuar nga Këshilli.

Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe brenda vitit. Shtyrjet dhe vonesat në lançimin zyrtar të negociatave për anëtarësim do të kenë ndikim negativ në besueshmërinë e BE.Po ndodh punë intensive nga të gjithë udhëheqësit e BE për të punuar me vendet anëtare për tejkaluar ato çështje dypalëshe që kjo gjë të ndodhë.KE mendon se ka ardhur koha të kemi konferencën ndërqeveritare para fundit të vitit.

 

EMISIONET