Precedenti/ Berisha tregon historinë e kryeparlamentarit ‘Non Grata’, por që fitoi zgjedhjet dhe betejën me SHBA
Ish-Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp, ka tregur historinë e një Kryetari të parlamentit pa bërë me dije se në cilin ven, ishte në listë të zezë nga SHBA, por megjithatë ai vazhdoi me sukses punën në Parlament, e madje më vonë fitoi dhe zgjedhjet.
Ai thotë se nuk ka njeri që nuk mund të ketë keqardhje kur vjen një vendim i tillë pa fakte dhe baza nga një shtet që e admiron, duke lënë të nënkuptohet se edhe vetë ai ndihet në një gjendje të tillë.
-
-
Video/ Zjarri në Vlorë, banesat në Gjormë bëhen shkrumb e hi
5 Gusht, 15:32
"Kam qenë një herë në një vend mik para pak vitesh dhe më priti Kryetari i Parlamentit. Kryetari i Parlamentit ishte në listë të zezë njëlloj si Sali Berisha, dhe jo vetëm ai po edhe nja 9 ose 11 të tjerë. Që të gjithë në përballje me George Soros natyrisht ata vazhduan me sukses punën e tyre në Parlament dhe fituan dhe zgjedhjet më vonë dhe administrate tjetër hoqi të gjitha vendimet të marra mbi baza shpifjes dhe trillimesh por thashë edhe njëherë ai drejtonte parlamenti sigurisht i keqardhur. Nuk ka njeri që nuk ka keqardhje kur sheh të vijë një vendim nga një vend që e admiron, pas asnjë fakt , pa asnjë bazë, pa asnjë dokument. Lulzim Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit, fakte, prova dokumente."- u shpreh ai.