Veliaj, ujë 24 orë rrugëve e në shtëpi nuk ka. Çahen tubacionet në zonën e Shkozës

Qytetarët paguajnë faturat, por uji i pijshëm nuk shkon në çezmat e tyre pasi derdhet 24 orë nëpër rrugë. Në zonën e Shkozës prej ditësh janë çarë tubacionet, ndërsa Bashkia nuk ka marrë asnjë masë.

Në një kohë kur banorët nuk kanë ujë në banesat e tyre, uji që ata paguajnë në faturat e UKT shpërdorohet, duke u derdhur rrugëve.

Prej disa ditësh uji i pijshem nuk shkon në çezma, por derdhet rrugës "Minella Karajani" duke  krijuar një situatë aspak normale.

Banorët kërkojnë nga bashkia marrjen e masave pasi nga plasja e tubacioneve kanë mbetur pa ujë në shtëpitë e tyre.

"Ne kemi qenë pa ujë në shtëpi ndërkohë uji derdhet në rrugë" thotë një banor.

Kjo rrugë edhe pse është asfaltuar para disa muajsh, rrjeti i Ujësjellësit nuk është vendosur siç duhet, çka tregon edhe njëherë se Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, thjesht bën punime fasadë.

Situata bëhet edhe më e rëndë, pasi uji i pijshëm bashkohet me ujërat e zeza, që në temperaturat aktuale te kryeqytetit kthehen në vatër infeksionesh.

EMISIONET