Në pritje të finales, ndizet atmosfera nga tifozët e Feyenoordit në sheshin “Skënderbej”

Tirana ka nisur të gjallërohet tashmë nga tifozët e shumtë të dy skuadrave që do të luajnë ditën e nesërme në “Ail Albania” në finalen Konferencë League.

Ndërsa 24 orët para se ekipet të zbresin në fushë, tifozët e Romës dhe Fyenordit po vijnë nga ajri, toka dhe deti.

Gazetari i RTV Ora, Altin Sulçe solli atmosferën e krijuar në sheshin “skënderbej” ku kishte tifozë të 2 skuadrave.

Edhe pse vapë në shesh kjo nuk i ka penguar tifozët që të qëndrojnë. Një pjesë e tyre janë shprehur se shpresojnë që të fitojë Feyenoordi.

Madje një tifoz kishte ardhur nga Indonezia vetëm për këtë finale.

Ndërkohë që një tifoz tjetër u shpreh se njerëzit janë të mirë dhe birra është e ëmbël.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka publikuar rrugët që do të jenë të bllokuar nesër në kudër masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë Finales mes Romës dhe Feyenoordit.

Ndeshja e finales se Conference League do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më datë 25 maj, ndërkohë që rrugët përreth do të jenë të bllokuar për automjetet.

Policia pa publikuar hartën që tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete, në këtë datë.

Në pritje të finales, ndizet atmosfera nga tifozët e Feyenoordit

EMISIONET