Në pritje të vizitës së presidentit Erdogan, Laçi mbushet me flamuj turq

Pak orë para vizitës së Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në qytetin që u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, rrugët e Laçit të Kurbinit janë veshur me flamuj të Shqipërisë dhe Turqisë.

Laçi i Kurbinit është bërë gati për të pritur presidentin turk, Recep Taip Erdogan, i cili do të jetë i pranishëm në këtë qytet ditën e hënë.

Hyrja e qytetit dhe një pjesë e rrugëve janë veshur me flamuj shqiptar e turk, ndërsa për sigurinë e kësaj vizite policia është vënë në gatishmëri që prej ditës së dielës.

Presidenti turk së bashku me autoritetet qeveritare do të inaugurojnë lagjen e re në Laç të rindërtuar pas tërmetit me financim të qeverisë turke.

Qytetarët e vlerësojnë maksimalisht punën e mirë që është bërë dhe kanë shpresë që vizita e Erdoganit në Laç do e inkurajojë për të realizuar investime të tjera në zonën e Kurbinit.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të dhe deri tani ka përfunduar ndërtimi i 520 apartamenteve me financim te qeverisë turke.

Marrëveshjet:

1.       Një  marrëveshje bashkëpunimi do të jetë ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2.       Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3.       Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4.       Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5.       Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6.       Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.

7.       Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Në pritje të vizitës së presidentit Erdogan, Laçi

EMISIONET