Në mes të ujit, Ora News në familjen e Pashuk Hilës në Gjadër të Lezhës

Në vendin tonë historia e përmbytjeve është përsëritur. Shteti ka dështuar edhe një herë të për të mbajtur të sigurta familjet anembanë vendin. Ora News sjell historinë e familjes së Pashuk Hilës në Gjadër të Lezhës të cilët po jetojnë mes ujit.

Kjo është shtëpia e Pashuk Hilës në Gjadër të Lezhës.

Shirat përmbytën gjithçka.

Edhe biznesi i tij u zhyt nën ujë.

Hila thotë se  kjo është hera e tretë që përmbyten dhe dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

“Po vazhdoi me këtë ritëm të vijë uji nga sipër për një orë ëshët brenda shtëpie. Nuk mund të dalin të lëvizin, vetëm unë që kam këta çizme. Të vijnë të sjellin fadromën të menaxhojnë ujin. Ta mbyllin shtegun se hy ujë nga atje.”

Familjarët e tjerë qëndrojnë të izoluara brenda shtëpisë me shpresën që niveli i ujit do të ulet.

“Uji ka ardhur duke u shtuar, deri në këtë gjendje. Frikë kemi boll sa të duash.  Mbrëmë kemi qëndru tërë natën jashtë.”

Situata është dramatike në të gjithë fshatin Gjadët, ku lëvizjet janë pothuajse të pamundura.

Dhjetëra banesa dhe qindra hektarë tokë janë përmbytur që nga mëngjesi i së dielës në zonat e Lezhës.

EMISIONET