Në kërkim të vrasësve të Everest Çakës, policia kontrolle në qytet

Policia në Elbasan vijon kontrollet për kapjen e autorit/ëve të vrasjes së 41-vjeçarit Everest Çaka, ngjarje e ndodhur me 11 prill.

Uniformat blu kanë ngritur disa pika kontrolli në disa pika kryesore në qytet.

Çaka, u ekzekutua në një atentat mafioz në sy të gruas e cila po ashtu mbeti i plagosur.

Autorët u larguan nga vendngjarja dhe deri më tani policia nuk ka asnjë të dyshuar në pranga.

Hetimet për këtë rast janë edhe më komplekse.

Pistat shtrihen nga konfliktet e së shkuarës të viktimës deri tek përplasjet mes bandave për drogën.

EMISIONET