"Në kërkim të Linit", në fshatin turistik të Pogradecit po kërkohen gjurmët 7500 vjeçare

Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për zbulimin e vendbanimit "Palafit" i cili ka ekzistuar 7500 vjet më parë. Studiues dhe arkeologë nga Shqipëria dhe Zvicra po punojnë brenda dhe jashtë liqenit të Ohrit, ku janë gjetur gjurmë që mund të çojnë në zbulimin e rrallë, dhe të jashtëzakonshëm, i cili veç vlerave historike pritet të ndikojë edhe në turizmin e zonës.

Në Lin të Pogradecit pritet të zbulohet një ndërvendbanimet më të mëdha ballkanike që daton 7500 vjet më përpara.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vendbanimi palafit, janë struktura të ngritura mbi grumbuj shtyllash zakonisht prej druri në sipërfaqen e tokës ose të ujit, ndërsa kryesisht ato janë ndërtuar si një mënyrë mbrojtje ndaj përmbytjeve dhe gjithashtu mbanin larg kafshët e rrezikshme.

Në Lin sipas arkeologëve vendas janë zbuluar vendbanime në ujë, por ka të dhëna të forta se ai shtrihej edhe gjatë bregut të liqenit.

"Si ishte blegtoria dhe agrikultura në atë kohë, me çfarë ushqeheshin kur ishte gjuetia," thotë një prej zbuluesëve.

Martin Hinz nga Universiteti i Bernës në Zvicër, thotë se puna deri më tani ka rezultate të kënaqshme.

"Ne aktualisht në këtë projekt po gërmojmë nën ujë që prej dy vitesh dhe tani po përpiqemi të zbulojmë se si kjo që kemi në këtë zonë ka vijuar të shtrihet drejt bregut të liqenit," thotë ai.

Por ku synohet të arrihet në përfundim të projektit? Ardian Anastasi thotë se do të shkohet drejt një rindërtimi të palafitit në një rreze prej 30 km.

"Synojmë që të krijojmë një peizazh të këtij vendbanimi se si ka qenë. Si është zhvilluar ky vendbanim," tha ai.

Vendbanimi Palafit i Linit rezulton më i madhi në Ballkan dhe mbase edhe në Europë. 7500 vjet më parë banorët zhvillonin këtu bujqësinë, zejtarinë dhe peshkimin.

EMISIONET