Në kërkim prej 2 javësh akuzohet për përdhunimin e nipit 8-vjeçar, 45-vjeçari arrestohet në doganën e Morinës

Arrestimi i një 45 vjeçari nga Kosova në Morinë, zbuloi një histori tjetër abuzimi seksual me të mitur.

Belul Kokollari, lindur dhe banues në fshatin “Malësi e Re” në Prizren akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8 vjeç, banues në Berat.

Ka qenë vetë fëmija, i shoqëruar nga nëna e tij që dy javë më parë kishin denoncuar në policinë e Beratit në prani të një psikologu se daja e kishte përdhunuar.

Sipas deklaratave të fëmijës, përdhunimi është kryer rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku ai kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime.

Ekspertiza mjeko ligjore ka konfirmuar pretendimet dhe mbi bazë të saj, gjykata e Beratit kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 45 vjeçarin Belul Kokollari.

Ky i fundit, nuk ka qenë në dijeni, pasi këtë të enjte ishte nisur për të ardhur tek familja e Motrës në Berat,  e cila nga ana tjetër mësohet se kishte njoftuar policinë për vizitën.

Burime thonë se 45 vjeçari Kokollari kishte krijuar afrimitet me nipin 8 vjeçar rreth një vit më parë, kohë kur ka qëndruar shpesh në familjen e Motrës për shkak të një konflikti pronësie që ata kishin me një fqinj!

Madje në fund të verës së vitit 2020, ai është dënuar me 4 muaj burg për plagosjen me sende të forta të fqinjit të së motrës.

Vetëm pak ditë më parë, një 8 vjeçar u vra në Greçalli të Fierit nga fqinji 38 vjeçar, ndërsa gjatë këtij viti rastet e abuzimit seksual me të miturit, edhe brenda familjes kanë qenë të shumta.

Në nëntë muaj e parë të këtij viti, referuar të dhënave policore në të gjithë vendin janë evidentuar 102 raste të krimeve seksuale, në 42 prej të cilave është abuzuar seksualisht.

EMISIONET