Në gjurmë të krimit, Hodaj: Policia e angazhuar maksimalisht, duhet kontribut i të gjithëve
Ekzekutimi i Ramazan Metaj në Shkodër ka hapur një sagë gjakmarrje ku 11 familje të fisit Hasaj janë ngujuar prej frikës së hakmarrjes.
Drejtori i hetimit të krimeve të rënda Ervin Hodaj shprehet se policia vendore po qëndron në vigjilencë të zhvillimeve me qëllim parandalimin e ngjarje të mundshme.
‘’Sigurisht që pjesën e parë të detyrës së vet, policia e ka bërë në dokumentimin e ngjarjes por besoj se nuk mjafton. Drejtoria Vendore ka marrë masa që kjo përplasje të mos përsëritet me ngjarje të tjera’’.
Sipas Hodaj edhe për vijim e sagës së vrasjeve ne rreshën, përvec policisë do duhet të angazhohen edhe institucione të tjera si bashkitë apo shoqëria civile.
’’Sigurisht e njëjta gjë është edhe me ngjarjen tjetër të Vlorës që lidhet kryesisht me ngjarjet e ndodhura në qytetin e Rrëshenit.
Por mendoj se nuk kërkon vetëm angazhimin e policisë për të parandaluar këto ngjarje.
Mendoj që komuniteti, shkolla, njësitë administrative, bashkitë duhet të bëjnë një punë më të madhe që këto lloj ngjarjesh me backround hakmarrje apo gjakmarrje të vjetra të shkojnë drejt minimizimit’’.
Një nga pistat për ngjarjen e fundit në Trianë ku u vra Lulzim Visha mbetet ajo për hakmarrje.
Sipas Hodaj edhe pse autorët nuk kapën në kohë, policia siguron gjithmonë prova vlefshme materiale me qëllim zbardhjne e ngjarjës.
‘’Sado të fshehësh gjurëmt e krimit, përsëri puna profesionale e policisë nëse do të jemi të vëmendshëm në kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe në elemente të tjera që mund të fokusohen, atëherë mund të shkojmë tek autorët e mundshëm’’.
Shton se bashkpunimi me prokurorine e posacme për masakrën e dobracit iu ka dhënë një dorë të mirë hetimit të unifromave blu.
‘’Sigurisht që është një avantazh i madh që kko dosje është tërhequr nga Prokuroria e Posacme për shkak të nivelit profesional që kanë por edhe të teknologjisë që mund të përdorin për dokumentimin e ngjarjes dhe shpresoj që falë punës të prokurorisë në bashkëpunim me drejtorinë e krimeve të Rënda për ngjarjen mund të kemi rezultate.
Vetëm në 3 javet e parë të këtij viti në vëndon tonë janë regjitruar 6 vrasjë.Policia ka arritur të zbardh me prova ligjore vetëm 2 prej tyre atë të Ramazan Mataj në shkodër dhe atë të Xhemal Matën në Tiranë.