"Në fillim entuziasmoi një popull të tërë", Beqiri: E rëndë për SPAK, ka krijuar mal me dokumenta, dosjet kryesore të paprekura

Avokati dhe publicisti Idajet Beqiri gjatë një interviste për RTV ORA me gazetarin Sebastian Zonja tha se SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve  është konsideruar oguri më i mirë që po i vinte Shqipërisë. Por sipas tij SPAK deri më tani ka bërë shumë pak.

Idajet Beqiri: SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve që kur dolën dhe që kur u tha me çfarë do të merrezhin entuziasmuan një popull të tërë shqiptar, madje një komb të tërë. Edhe në Kosovë edhe shqiptarët e Maqedonisë, kudo, krijimi i SPAK është konsideruar oguri më i mirë që po i vjen Shqipërisë. Pritshmëritë nga ky institucion ishin shumë dhe shqiptarët mendoni që ato krime që janë kryer këto 31 vjet në Shqipëri dhe kanë qenë krime nga më të rëndat. Krime lufte, vrasje të rënda politike, korrupsion i një niveli të jashtëzakonshëm që e ka kalbur demokracinë në Shqipëri. Një popull i tërë mendonte se SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve do ta fillonte punën mbarë në këtë drejtim. Koha për ti bërë analizën SPAK është ende e shkurtër por me aq sa ka bërë deri tani SPAk, vlerësoj se ka bërë shumë pak. Në rolin e vet ka qenë shumë pak i pranishëm.

Fakti që SPAK po merret me problematika që i takojnë një niveli që duhen zgjidhur nga prokuroritë dhe gjykatat e rrethit, të krijosh mal me dokumenta me to ndërkohë që lë pa gërvishtur dosjet që janë në funksionin kryesor, sipas Beqirit është gjë e rëndë për SPAK.

Idajet Beqiri: Marrja dhe vënia në bankën e të akuzuarve vetëm e një ish ministri, dy ish ministra apo një kryetari Bashkie apo dhe një deputeti dhe nga ana tjetër po ky SPAK të vëri në bankën e të akuzuarve mbi 500, 600 persona të tjerë të cilët janë popull i thjesht, e që i quan grupe të strukturuara ato grupe kriminale me 2, 3 fashatar që mjafton të mbjellin lëndë narkotike dhe të quhet grup i strukturuar kriminal apo që të bëhen tre veta e të falsifikojnë një dokument për të kaluar jashtë shteti dhe ti konsiderosh grup i strukturuar kriminal. Të humbasësh kohën me këto dhe të krijosh male të tëra me dokumenta, me një punë të jashtëzakonshme dhe dosjet që ke në funksionin kryesor ti lësh të pagërvishtura, të pahetuara ose ti zvarritësh pa fund e konsideroj gjë të rënd për SPAK dhe them që nuk ishte kjo pritshmëria e shqiptarëve.

"SPAK duhet ta nisi punën në veprimtarinë e vet nga maja e piramidës  sepse atë ka veprimtari kryesore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë dhe jo të nivelit të më të ulëtit. Problemet e më të ulëtit janë probleme të prokurorive të rretheve të gjykatave të rretheve nuk janë të SPAK dhe të  Byrosë Kombëtare të Hetimeve", tha ai.  

EMISIONET