Në automjet me 8 kg kanabis, një automatik dhe karikatori me 30 fishekë, arrestohen tre të rinj në Tropojë
Tre persona janë arrestuar në Tropojë pasi në automjetin e tyre u gjetën 8 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, automatik dhe municion luftrak.
Në kuadër të operacionit "Rrjeta" u arrestuan: Ersid Gjonaj, 24 vjeç, banues në Geghysen, Tropojë, Fran Sokoli, 34 vjeç, banues në Bugjon, Pukë dhe Elisjon Memaj, 22 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.
"Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit”, Fierzë, duke udhëtuar me automjetin tip "Mitsubish", në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik, si dhe një karikator me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale," njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua rreth 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".