Në aksidentin te "Kodra e Diellit" u plagos dhe një fëmijë, ja gjendja e të lënduarve

Ora News mëson detaje të reja nga aksidenti te "Kodra e Diellit" në Tiranë ndodhur mbrëmjen e 15 gushtit 2022.

Veç tre të plagosurve që raporton policia, ka mbetur i plagosur dhe një fëmijë.

Të katërt po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

Janë plagosur

B.H 60 vjeç

V.H 57 vjeçe

A.T 27 vjeçe

R.M (i mitur)

Mësohet se tre të plagosurit, përfshirë fëmijën janë jashtë rrezikut për jetën.

Në gjendje më të rëndë është 27-vjeçarja.

Ngjarja e rëndë u regjustrua mbrëmjen e sotme. Shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET