Ndryshon gjyqtarja te dosja e Sokol Sanxhaktarit, ja arsyeja që Fetahu hoqi dorë nga dhëndri i Qazim Sejdinit në Elbasan

Ndryshon gjyqtarja te dosja e Sokol Sanxhaktarit, ja arsyeja që Fetahu

Ka ndryshuar gjyqtarja në procesin penal kundër, Sokol Sanxhaktarit, të akuzuar për vrasjen e shokut të tij, Florian Lamçe.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu, që ishtë përzgjedhur për gjykimin e Sokol Sanxhaktarit dhe tre bashkë të pandehurve të tjerë të kësaj dosje, Adriano Hajdari, Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes.

Ora News mëson se shkak i kësaj dorëheqje është bërë konflikti i interesit, pasi gjyqtarja Pajtime Fetahu, ka qenë gjykatësja e parë që ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për 4 të pandehurit.

Nisur nga kjo situatë javën e kaluar, dosja penale ku i pandehur është dhëndri i ish-kryebashkikaut të Elbasanit, Qazim Sejdini,është rishortuar sërisht dhe aktualisht çështja penale do gjykohet nga gjykatësja, Idush Maliqi.

Çështja ka kaluar në fazën e gjykimit në themel, ndërsa të pandehurit kishin kërkuar gjatë fazës së seancës paraprake që dosja të kthehej për plotësim hetimesh.

Në këtë çështje prokuroria e Elbasanit, përfaqësohet nga prokurori Gentian Abazaj, i cili është autorizuar për të ndjekur gjykimin e 4 të pandehurve nga drejtuesi i prokurorisë së rrethit, Kreshnik Ajazi, që ka kryer hetimin e dosjes.

Për vrasjen me dashje të Florian Lamçes, janë vënë nën akuzë Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari.

Ndërsa Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, janë vënë nën akuzën e “Moskallëzimit të Krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Kallëzimit të rremë”.

Në dosjen hetimore ekziston një përgjim ambiental brenda ambjenteve të dhomave të shoqërimit në policinë e Elbasanit, përgjim i cili ka nxjerrë zbuluar, Sokol Sanxhaktarin.

Sipas këtij përgjimi, Sanxhaktari, është njeriu kryesor që ka vrarë me sende të forta mikun e tij, Florian Lamçja alias Shabani, ngjarje kjo e ndodhur në 30 qershor 2020.

Sanxhaktari dhe shoku i tij, që është arrestuar për këtë ngjarje, Ardian Hajdari, janë vënë në përgjim ambiental teksa ndodheshin të shoqëruar në policia.

Pikërisht në bashkëbisedim me njëri-tjetrin, Sanxhaktari e mëson Hajdarin se çfarë duhet të thonë kur ta pyesin, duke orientuar hetimet se miku i tyre Florian Lamçja, të cilin ata e kishin vrarë me karrige e shishe, kishte bërë vetëvrasje, duke i rënë me grushta xhamit dhe më pas ishte rrëzuar në dysheme me kokë.

Madje Sanxhaktari gjatë bisedës së përgjuar i thotë mikut të tij Ardian Hajdari, se "…ne do i bëjmë nja dy muaj burg, s'kemi çfarë të bëjmë…” dhe nga ana tjetër Ardiani ja kthen: “…mos e rruaj tr…n…”. Sanxhaktari, më tej e orienton Hajdarin se duhet të qëndrojnë me urtësi dhe i qetë, kur ti marrin në pyetje dhe të japin të dy një version të vetëm për ngjarjen.

EMISIONET