Ndryshimet në polici, Karamuça: Nano frymë e re, ja taktika që ka përdorur me emërimet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur ndryshime të reja në radhët e uniformave blu duke prekur edhe shefat e disa sektorëve në drejtorinë e përgjithshme. 

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se Nano përfaqëson një frymë të re në policinë e shtetit, teksa shton se është trajnuar në shkollat prestigjioze.

Më tej shton se në policinë e shtetit problemi qëndron te gradat që kanë policët.

Ervin Karamuça: Gledis Nano përfaqëson një frymë të re në policinë e shtetit. Është trajnuar në shkollat prestigjozë për sigurinë publike. Ka një problem në policinë e shtetit. Ka një problem gradash, duhet të kesh grada madhore ose e ke të pamundur të jesh në nivele drejtuese të policisë. Problemi i gradave ka pasur problematika dhe sot shikojmë që na ngjajnë si rrokadë emrash. Kryeministri Edi Rama la 100 ditë kohë që të kishte reagim nga ana e të gjithë strukturave jo vetëm nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore që u larguar Ardi Veliu.

Më tej shprehet se emërimet e drejtorëve të rinj janë të përkohshme dhe sipas tij këto të fundit duke qenë se s’janë të sigurt për vendin e punës, do të japin maksimumin çdo ditë në punë.

Ervin Karamuça: Me ardhjen e Gledis Nanos, ka një vizion të ri dhe do shikohet hap pas hapi sepse emërimet janë të përkohshme. Emërimet do të jenë në varësi të rezultateve periodike dhe efiçencës në drejtim nga ana e këtyre drejtuesve. Në momentin që askush nuk është i sigurt në pozicionin që ka të gjithë do japin maksimumin. 

Kjo ka qenë një taktikë në drejtimin e ri të Gledis Nano. Ai ka përmendur edhe prioritet kryesore që lufta kundër narkotikëve, dhe krimin e rrugës. Krimi i organizuar është një problematikë tjetër e cila kërkon jo prezencë të shtuar të policisë në rrugë por inteligjencë. Ka 25 vite në Evropë që nuk përmendet asnjë lloj barsoletë  me policët, që domethënë që ata nuk janë më forcë gjysmë ushtarake, ata janë forcë inteligjente.

Përgatiti për online Anila Kolgjini. 

EMISIONET