“Ndryshim kursi për negociatat”, opozita dorëzon në Parlament mocionin për debat urgjent pas deklaratave të Ramës

“Ndryshim kursi për negociatat”, opozita dorëzon në

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka publikuar dokumentin e firmosur nga deputetët e opozitës për mocion debati në parlament pas deklaratave për “ndryshim kursi” të bërë nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Në  një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Vasili thotë se deklaratat e turpshme serboruse të Ramës për ndryshim kursi të Integrimit evropian janë tradhti e hapur ndaj të ardhmes së vendit.

“Ne si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë e gjejmë këtë deklaratë të Ramës, skandaloze, turpëruese e keqdashëse, në dëm të të ardhmes evropiane të qytetarëve shqiptarë.”- thuhet në dokument.

Dokumenti shihet se është firmosur nga Albana Vokshi, Edi Paloka,  Belind Këlliçi, Erisa Xhixho.

“Dorëzohet në Parlament Mocioni për Debat Urgjent! Deklaratat e turpshme serboruse të Ramës për ndryshim kursi të integrimit europian janë tradheti e hapur ndaj të ardhmes së vendit”- shkruan Vasili krahas dokumentit.

Ndërkohë Rama pas një takimi joformal që ka realizuar kryediplomati evropian, Josep Borrell me zyrtarë të lartë të Ballkanit Perëndimor, tha: Ne jemi në pozicionin që dihet, do presim dhe presidencën franceze. Këtu çështja është tek Bullgaria që ka marrë peng Maqedoninë dhe që si rezultat, ka bërë që ne të jemi peng i një ngërçi të madh që ne nuk kemi lidhje fare. Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë.

Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata.

“Ndryshim kursi për negociatat”, opozita dorëzon në

“Ndryshim kursi për negociatat”, opozita dorëzon në

EMISIONET