Elbasani në tym, ndotja 4 herë më e lartë se normat e lejuara

Në bazë të matjeve të bëra për cilësinë e ajrit, qarku i Elbasanit vijon të jetë zonë e kuqe.

Të paktën qendra e Elbasanit rezulton me ndotjen 4 here me te larte sesa norma e lejuar, ndërkohë zona më problematike përsa i takon Bashkisë së Elbasanit vijon të mbetet ajo e Metalurgjikut.
Qytetarët e shikojnë situatën me shqetësim dhe apelojnë për gjetjen e një zgjidhje për reduktimin e ndotjes.

"Ajri, tym, gazrat s'kemi ku të shkojmë," thotë banorja.

"Dihet ajo punë që problem është, por çfarë të bëjmë ku të shkojmë," thotë qytetari.

Specialistët e mjedisit edhe pse kanë vite që ngrenë alarmin thonë se ndotja vjen për shkak të mos-zbatimit të ligjit nga institucionet përkatëse.

"Është fatkeqësi e madhe që ne vazhdojmë tani për arsye subjektive, domethënë për papërgjegjshmëri të operatorëve ndotës, sidomos industria.

Konstatoj me keqardhje që metalurgjiku vazhdon të ndotë, na kujton kohën e komunizmit deri në 8 fish me normën e BE-së. Duhet vënë dorë për zbatimin e ligjit për këta njerëz.

Të punojnë dhe ju qoftë puna e mbarë, por jo të ndotin dhe të shkatërrojnë shëndetin e njerëzve," u shpreh specialisti i mjedisit,  Ahmet Mehmeti.

Ndotja në Elbasan konsiderohet prej vitesh si një nga shkaktarët e çrregullimeve shëndetësore.

Disa studime të mëparshme tregojnë se Elbasani rezulton një nga qarqet me numrin më të madh të sëmundjeve të paidentifikueshme.

EMISIONET