Ndodh sërish/ Efektivi i "Shqiponjave" konfliktohet me një person dhe përdor armën e shërbimit. EMRI

Ndodh sërish/ Efektivi i "Shqiponjave" konfliktohet me një

Një efektiv i skuadrës “Shqiponja” në Tiranë është përfshirë në një konflikt personal me një qytetar në rrugën “Siri Kodra”, duke sjellë përshkallëzimin e ngjarjes, deri në përdorimin e pistoletës së shërbimit.

Ngjarja besohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, fëmijët dhe banorët e rrugës Siri Kodra janë terrorizuar nga të shtënat me armë zjarri.

Njeriu që qëllonte ishte një person civil i identifikuar si Ardian Meta, por me detyrë punonjës i Policisë së Shtetit, pranë skuadrave “Shqiponja”.

Të parët që kanë njoftuar për ngjarjen kanë qënë banorët e zonës, çka solli prezencën e menjëhershme të patrullave të komisariatit nr.3 në Tiranë.

Për shkak se këto efektiva kanë konstatuar se një nga protagonistët e ngjarjes ishte një punonjës policie, në këtë çështje kanë hyrë oficerët e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranë.

Zyrtarisht për këtë ngjarje nuk është bërë asgjë publike nga ana e policisë. Ndërkohë rasti është duke u ndjekur nga policia.

EMISIONET