NDODH NE SHENGJIN/ Pushuesit bëhen kordon të shpëtojnë 9 persona nga mbytja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në bregdetin e Shëngjinit. Pushuesit janë bërë kordon për të shpëtuar 9 pushues nga Kosova të cilët rrezikonin të mbyteshin.

Shikoni videon që mbërriti në redaksinë e Ora News.

Solidariteti bëri që ata të shpëtonin. 

"Fal Zotit dhe organizimit dorë me dorë me litarë nga gjithë pushuesit arritëm t’i nxerrim të gjallë familjarët e atyre që veç e kishin humbur betejën në raport me ujin.
Ishte një moment i hidhur por edhe i gëzueshëm për gjestin dhe guximin e gjithve pushuesëve.
Moment ky që tregon shumë ,kur je i bashkuar dhe ke qëllim të mirë gjithmonë je fitues.
Jam shumë lumutur që bashkë me disa shokë bëm një organizim të tillë për qëllime humane, meqenëse ishte edhe pak rrezik asnjë nga pushuesit nuk hezituan."

EMISIONET