Spahiu: Momenti kur Kosova mund bëjë pazarin përfundimtar për të marrë njohjen nga Serbia

Politologu kosovar Nexhmedin Spahiu gjatë një interviste për Ora news me gazetarin Arnold Kariqi foli mbi impaktin që ka lufta që zhvillohet në Ukrainë, në vendet e Ballkanit.

Ai tha se lufta mes dy vendeve të mëdha është një sfidë për të gjithë planetin. Spahiu gjithashtu tregoi se kjo luftë ka impakte direkte dhe indirekte në Ballkan.

Nexhmedin Spahiu: "Lufta mes dy vendeve të mëdha është një sfidë për të gjithë planetin. Çmimet janë ngritur për të gjithë planetin rrjedhimisht edhe në Ballkan. Kjo nuk shihet vetëm në aspektin e mirëqenies ekonomike por dhe në aspektin e sigurisë. Ky është njëfarë lloj impakti indirekt që ne po e ndjejmë por impakti direkt mund të jetë fakti që Rusia ka një aleat këtu në Ballkan, ka Serbinë.  Mirëpo nuk është një aleat i cili është tërësisht në anën e Rusisë është një aleat që e ndan me përëndimin. Serbia historikisht ka bërë një politikë të jashtme të balancuar mes lindjes dhe përëndimit."

Duke vënë në pah situatën në të cilën ndodhet Serbia, Spahiu tha se ky mund të jetë një shanc për Kosovën të bëjë pazarin përfundimtar për të marrë njohjen nga Serbia, pasi Serbia ndodhet në një situatë të vështirë

Nexhmedin Spahiu: "Serbia tani ndodhet në një situatë të vështirë pasi partnerët e saj strategjik ndodhen në konflik.Ky mund të jetë një shanc për Kosovën të bëjë pazarin përfundimtar për të marrë njohjen nga Serbia. Më lirë se tani nuk ka pasur as do të ketë një kohë tjetër kur Kosova mund ta blejë njohjen nga Serbia e cila i ëshët nënshtruar presionit nga perëndimi."

EMISIONET