Ndihma për Covid 19, Universiteti Mesdhetar i akordon titullin “Honoris Causa” kreut të OBSH
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, i akordoi Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, titullin Dr Honoris Causa me motivacion "Për kontributin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor universal, angazhimin profesional në trajtimin e rreziqeve të shëndetit publik, koordinimin në përgjigje të emergjencave shëndetësore në nivel global në dobi të shëndetit dhe mirëqenies njerëzore, si dhe për mbështetjen dhe ndihmën për mjekësinë, urgjencat e ofruara për Shqipërinë në përballimin e pandemisë Covid-19”.
Presidenti i UMSH, Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe drejtues të lartë ishin të ftuar në selinë qëndrore të OBSH, për dorëzimin e titullit.
Në fjalën e tij, Angjeli u shpreh Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus i përket kategorisë së drejtuesve me integritet të padiskutueshëm.
“Pikërisht duke përdorur këtë autoritet si dhe aftësinë për të qëndruar mbi palët, si një negociator që duhet të ruajë ekuilibrat por edhe të cojë përpara një mision fisnik ai ja doli të bëjë më të mirën në një nga momentet më të vështira që njërëzimi ka kaluar në 100 vitet e fundit” tha Angjeli në fjalën e tij.
Ai shtoi se ndihma që OBSH dha, sidomos për vendet e vogla siç është Shqipëria dhe jo vetëm, kanë qenë thelbësore për reformimin e sistemit shëndetësor.
Nga ana e tij Ghebreyesus u shpreh se ndihej i nderuar në këtë vlerësim dhe theksioi se Covid 19 shkoi përtej situatës shendetesore, duke shkatërruar shoqëri, ekonomi dhe stabilitetin politik.
Kjo pandemi, tha ai, na la një mesazh shumë të rëndësishëm, Shendeti fillon dhe mbaron te komuniteti.
Ai theksoi se kërcënime globale kërkojnë reagim global.
Mësimi më i rëndësishëm është që barazia është çelësi për sigurinë shëndetësore globale, shtoi kreu i OBSH.
Së fundmi duke falenderuat UMSH për vlerësimin ai uroi për hapjen e fakultetit të Shkencave Mjekësore.