Ndeshja Shqipëri-Poloni/ Alihmehmeti: Duhej të kishte më shumë kontrolle, të kërkohej certifikata e vaksinimit

Ditën e djeshme në stadiumin “Air Albania” u zhvillua ndeshja Shqipëri-Poloni, ku të pranishëm ishin 22 mijë tifozë.

Në lidhje me këtë ka folur mjeku Ilir Alimehmeti, ku është ndalur te ndikimi që mund të ketë një pjesëmarrje kaq e lartë e tifozëve në ndryshimin e situatës epidemiologjik.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Alihmehmeti, thotë se duhet të kishte kontrolle më të shumta në stadium, si dhe të kërkohej ceretfikata e vaksinimit tek tifozët para se të futeshin për të parë ndeshje.

Mjeku shprehet se minimalisht kapaciteti të stadium duhet të ishte 30% dhe jo 100%.

Ilir Alimehmeti: Së paku duhej të kishte pasur më shumë kontroll, mund të ishte bërë edhe aty kërkesa për certefikatën e vaksinimit. Minimalisht kapaciteti duhet të ishte 1/3 kapacitet. Le të shpresojmë që të jetë një faktor mbrojtës. Nëse do të ketë rritje do e shohim pas një jave ose 10 ditë më pas. Duhet të marrim parasysh se tifozët nuk ishin vetëm nga Tirana por nga shumë vende, dhe kjo do të jetë e vështirë për t’u vënë re. Institucionet kishin të gjithë kohën e mundshme për të vepruar dhe për të bërë kontrolle.

Në lidhje me masat që janë marrë për parandalimin e përhapjes së Covid-19, Alihmehmeti thotë se disa masa që janë ndërmarrë nga Komuniteti i Ekspertëve janë pa vlerë, ndërsa shton se e vetmja zgjidhje është vaksinimi.

Ilir Alimehmeti: Ka vetëm një masë që duhet marrë sot, vaksinimi. Nëse nuk kemi imunizim duhet të vaksinohemi. Të gjitha masat tjera janë në letër, e disa të tjera nuk kanë funksion real. Virusi qarkullon fortë brenda shtetit. Janë ca masa si orari apo lëvizja e lirë që janë pa arsye. Vaksinimi është rruga e duhur. Nuk e di pse nuk hiqet orari, por unënuk shoh ndonjë vlerë te orari. Vlera është tek aktivitet, si në stadium. Këto janë gjëra që duhet të kemi parasysh. Virusi qarkullon për sa kohë qene grumbullohemi paradat pasdite e në darkë.

Përgatiti për online Anila Kolgjini.

EMISIONET