Ndërtimet pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, Policia vuri në dijeni IKMT dhe IMT për pallatin

Ndërtimet pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, Policia

Ora News ka siguruar një korrespondencë midis Konisariatit Nr 1 të Policisë së Tiranës dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.

Shkresa e komisariatit mban datën 18 mars të vitit 2022, ku i kërkon bashkëpunimin për kryerjen e inspektimeve, konstatimeve, verifikimeve dhe marrjen e masave mbi ligjshmërinë e disa subjekteve që po ndërtonin në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Komisariati, në kërkesën e tij, i liston edhe emrat e 12 shoqërive që po ndërtonin.

Gjithashtu, Komisariti vendos në dijeni IMT se mund të ketë edhe subjekte të tjera që po ndërtojnë por që nuk është mundur të evidentohet nga shëbimet e tij, dhe shton se për këtë, në kuadër të bashkëpërgjegjësisë ligjore, kërkon vendosjen në dispozicion të kopjeve të akteve të konstatimit të bërë nga IMT.

Shkresa mban firmën e shefit të Komisarisariatit Nr.1, Bujar Mehmeti.

Ndërkohë që kësaj kërkese, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë, më datë 4 Prill 2022, është përgjigjur se në kuadër të bashkëpunimit institucional, të parashikuar nga ligjet në fuqi, do ti jepte Komisariatit të gjitha informacionet e kërkuara.

Përgjigjja mban firmën e drejtorit Mariglen Qato.

AMP vendosi pezullim për 30 ditë të katër efektivëve të policisë për të verifikuar veprimet e tyre në lidhje më ndërtimet pa leje.

Sipas burimeve edhe disa komisariate të tjera janë nën hetim për shkak të ndërtimeve pa leje që janë zbuluar në zonën territoriale që mbulon.

Ndërtimet pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, PoliciaNdërtimet pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, PoliciaNdërtimet pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, Policia

EMISIONET