Ndërhyrja e Veliajt në zgjedhjet e FSHF-së, Kulluri: S’do e fitojë këtë luftë, është një luftë e padrejtë dhe anti-ligjore
Më 24 janar 2022 FSHF publikoi audiopërgjimin ku kryebashkiaku i Tiranës e anëtarëve të komunitetit të futbollit dhe shoqatës së Tiranës ku u kërkonte që të mos votonin më Armand Dukën si kreun e FSHF-së në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 2 mars.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, është shprehur se Veliaj nuk do ta fitojë këtë luftë pasi është një luftë e padrejtë dhe anti-ligjore.
Edvin Kulluri: Heshtja e PD është kthyer në seri. Të gjithë reagimet e selisë zyrtare, janë o heshtje o postime në Twitter, sa për të larë gojën, ose protesta fallso që fshihen gjithmonë pazare mes mazhorancës dhe kreut të opozitës. Problemi është i gjithë sistemit, kemi sistem të defektuar demokratik, pa qeverisje lokale, pa një opozitë, pa një Gjykatë të Lartë që ka dhjetëra mijëra dosje të pashqyrtuara. Kjo është një situatë shumë e rëndë, dhe këtu mungonte tashmë dhe ndërhyrja ne FSHF. Nuk e kuptoj se ç'lidhje ka qeveria me këtë çështje. FSHF financohet me paratë e veta. Atje nuk ka asnjë taksë të shqiptarëve. Veliaj nuk do ta fitojë këtë luftë, është një luftë e padrejtë dhe anti-ligjore.
Ai tha se ndërhyrja e Veliajt vjen për shkak të pushtetit të tepërt që kanë, sakaq shtoi se FSHF është institucion i pavarur.
Edvin Kulluri: Është një ndërhyrje në pavarësinë e një institucioni i pavarur. E gjitha kjo vjen nga pushteti i tepërt që kanë. Këto ndërhyrje do të krijojnë probleme shumë të rënda me FIFA dhe UEFA-së, pjesë e cilës është FSHF.
Përgatiti Anila Kolgjini.