Ndahet nga jeta pedagogia Edlira Haxhiymeri, i biri: Luftuam 5 vjet me çdo mjet për ta mposhtur sëmundjen
Pedagogia Edlira Haxhiymeri është ndarë nga jeta.
Ajo vuante prej 5 vitesh nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e bëri të ditur djali i saj.
"Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, ndërroi jetë. Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj", shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.
Edlira Haxhiymeri ka qenë për disa vite deputete e PS. Ajo ka mbrojtur gradën "Doktore e Shkencave dhe prej 30 vitesh ka qenë pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale. Është autore dhe bashkëautore e disa teksteve universitare.