Nazarko: Shqipëria ka më shumë avokatë se Parisi, përqeshim dramat që prodhojmë vetë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se Shqipëria ka më shumë avokatë se Parisi.

Ai tha se në këtë operacion të stërmadh në lidhje me drejtësinë duhet të llogariteshin pasojat, pasi mund të shkojnë në ferr mbi 60% e gjyqtarëve e prokurorëve.

Nazarko: Shqipëria ka më shumë avokatë se Parisi. Pse është krijuar kjo? Nëse ne kemi prodhuar më shumë avokatë se Parisi, mund ta kalojmë jetën duke përqeshur veten me dramat që prodhojmë vetë.

Sigurisht që është kriminale që tu kritikosh shqiptarëve që kanë bërë punë të ndryshe edhe ne Greqi, mund të rregullohet me një gjë të thjeshtë: ti nuk kë të drejtë të më kërkosh atë faturën për pasurinë, por vetëm që këtë gjë e kam blerë në këtë periudhë.

Ndërkohë, mendoj se kriminale është se kur dua të filloj një operacion të stërmadh unë duhet të llogaris pasojat. Të llogaris që mund të shkojnë në ferr mbi 60% e gjyqtarëve e prokurorëve. Aspekti kriminal i kësaj historie është sa shqiptarë kanë llogaritur se çfarë ka sjellë kjo reformë.

EMISIONET