Vrasjen e Manecit e donte “Katunari”/ Benzi që u përdor në vrasjen e Erjon Çelës, u taks më parë për goditjen e Arben Manecit
Autovetura e modelit “Benz, C-Class” i përdorur në atentatin e “Don Boskos” ku mbeti i vrarë gabimisht Erjon Çela dhe u plagosën 4 të tjerë, ishte taksur për të mbaruar punë në vrasjen e Arben Mërkurit alias Manecit në Durrës.
Mjeti me targa suedeze ishte siguruar nga Kevin Suçi, i cili ja kishte dhënë për të mbaruar punë, dy vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj, me kushtin e vetëm vrasjen e Arben Manecit, deri në datën 30 dhjetor 2021.
Vrasjen e kërkonte Kasandër Noga, jo për llogari të tij por për një shokun e vetë, që e thërrisnin “Katunari”.
Makina është parkuar në afërsi të Pallatit të Sportit në Durrës, por ky mjet është marrë pa lejen e dy vëllezërve, nga Kevin Suçi, i cili e ka përdorur së bashku me dy persona nga Fushë-Kruja, në goditjen e Geron Hasanbelliut në Tiranë, por në fakt vranë gabimisht Erion Çelën.
“...Çelësin e kësaj makine Gentjani, shpjegon se e ka mbajtur Kevin Zeneli. Në 30 dhjetor 2021, Kevin ka shkuar në Durrës dhe ka marrë makinën “Benz E Class” dhe i ka lënë afat atij dhe vëllait të tij që deri me 31 dhjetor 2021, të vrisnin Arben Mërkuri. Por ata nuk kanë arritur që ta vrasin Arben Merkuri. Kevin Zeneli i ka thënë se Arben Mërkurin, e do të vrarë një shok i Kasandër Nogës, pasi Mërkuri kishte vrarë para 6 (gjashtë) vitesh një person tjetër në Durrës. Gentjani deklaron se emrin e këtij personi i cili e donte Arbenin të vrarë, nuk e ka mësuar si dhe nuk ka dijeni për emrin e personit të vrarë....”-thuhet në dosjen hetimore.
Me çfarë Kevin Zeneli i ka shpjeguar ai kujton se i ka thënë se shokët e Kasandrit që ishin të interesuar për të vrarë Arben Manecin, kishin bërë një dalje malli droge në qytetin e Anvers në Belgjikë dhe kishin fituar shumë para.
Vrasja e Manecit është kryer në muajin Maj 2022 në Sukth të Durrësit, por jo nga grupi i drejtuar prej Kasandër Nogës, por nga persona ende të paidentifikuar deri më tani.
Ndërsa makina që Kevin Suçi kishin planifikuar në vrasjen e Manecit, është përdorur në atentatin e dështuar ndaj Geron Hasanbelliut në bar-kafe “Neë Focus”.
Njëri nga vëllezërit, Gentjani deklaron se:
“...Në 4 janar 2022, ka qenë në shtëpi së bashku me vëllain e tij Indritin dhe rreth orës 17:00, duke parë televízor, ka parë që ka dalë një lajm Flesh, 1 cili bënte fjalë për një person të vrarë në qytetin e Tiranës dhe katër persona të plagosur. Nga pamjet në televizor ai ka vënë re se ngjarja kishte ndodhur te lokal “Fokus” në “Don Bosko”. Duke ditur vendin ku kishte ndodhur vrasja ata kanë menduar, se mos kishin vrarë Geron Hasanbelliu, dhe në këtë moment kanë telefonuar Kevin i cili nuk e ka hapur telefonin dhe më pas e ka fikur fare atë. Ditën e nesërme, Kevin i ka shkruajtur nga një numër tjetër dhe i ka thënë nëse mund të bënin një tampon të shpejt të koronavirusit. Të nesërmen Kevin Zeneli, ka shkuar në Durrës dhe ka bërë tamponin tek lagjja “Kënet” tek motra e Gys Hoxhës. Pasi kanë mbaruar tamponin ata së bashku, kanë ikur në drejtim për te “Ura e Dajlanit” dhe aty një shok i Kasandër Nogës me një makinë “Porsh”, tip i ri do të merte Kevin. Gjatë udhëtimit nga rrotonda e Kënetës për te “Ura e Dajlanit”, ai e ka pyetur Kejvin Zeneli se: ”...ca ishte ajo ngjarje tek lokal “Fokusi”, ku mbeti i vrarë një person dhe mbetën të plagosur disa të tjerë, Kevin i ka thënë që: "...nuk ishte faji i vrasësit, pasi informatori i Kasandrit kishte ngatërruar objektiv...... Shtetasi Kevin Zeneli i ka thënë se:”...më 4 janar 2022, ku tek lokal “Focus”, u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë. Në timon ka qënë nipi i Kasander Nogës, pasagjer në vendin e parë ka qënë një qitës i cili kishte marrë 50.000 euro, ndërsa në sedilen e pasme ka qënë Kevin Zeneli. Ku qitësi pasi ka parë objektivin e dhënë nga informatori i Kasandër Noga, ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë një person i cili kishte pasur të veshur një Xhup të kuq, kapele të zeze ose kapele te kuqe dhe xhup te zi. Por qitësi ka ngatërruar objektiv, pasi viktima nuk ishte Geron Hasanbelliu me nipat e vet por ishte dikush tjetër me nipat e tij...".