U lidh me pranga në çatinë e shtëpisë, Mziu: Ndërhyrja e IKMT-së antiligjore, jam në proces gjyqësor me Bashkinë

Ledion Mziu është një nga banorët e ‘5 majit’ i cili rezistoi për prishjen e banesës, madje u lidh edhe me pranga edhe në çatinë e shtëpisë si një shenjë proteste që të mos i shembej banesa.

Ndërkohë forcat e policia e kanë zbritur me dhunë nga çatia ku dhe e kanë shoqëruar në komisariat.

Ditën e sotme ai ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku tha se nuk ka firmosur asnjë marrëveshje me Bashkinë Tiranë, madje sipas tij ndërhyrja e IKMT ka qenë në thyerje të ligjit.

Ledion Mziu: Duhet të ishte i pranishëm edhe Gledis Nano, i kemi kërkuar, familja ime i ka dërguar një e-mail zyrtar.

Jam njoftuar për lirimin e banesës, e kam me certifikatë pronësie. E kemi ankimuar . I kërkoj policisë të më ofrojë mbrojtje ditën e prishjes, sepse nuk kam firmosur asnjë marrëveshje me Bashkinë, jam në proces gjyqësor të hapur. Shtëpia ime do jetë e mbyllur dhe kur te vijë IKMT e vetmja gjë që mund të bëj është të kundërshtoj hyrjen’,

Shtëpia ime është e pajisur me certifikatë pronësie, që ta marrësh këtë truall do duhet një aktmarrëveshje dypalësh. Ky e-mail mban datën 25 dhjetor 2021, ka ndodhur fiks ajo që kisha parashikuar, IKMT ka ndërhyrë me dhunë në shtëpinë time. Pyetja ime është që kur ka filluar IKMT t’iu mbështesë në arrestime.

EMISIONET