Myftaraj: SHBA-të i ka dhënë licencë Ramës për të qeverisur, Berisha e shpërdoroi

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Kastriot Myftaraj u shpreh se  SHBA i ka dhënë licencë Ramës për të qeverisur, ashtu sikurse i dha edhe Berishës para disa viteve, por ai e keqpërdori.

Myftaraj: SHBA i ka dhënë licencë Ramës për të qeverisur, ashtu sikurse i dha edhe Berishës para disa viteve, por ai e keqpërdori. Vetë CIA thotë se 50% e GDP-së është ekonomi që qarkullon në të zezë. Këtu mbaron çështja dhe nuk kishte fare për kanabizim.

Më mirë të kishim 5-fishin e ambasadës amerikane dhe FBI-së dhe të punojë në këtë vend. Rama pa amerikanët nuk fitonte asnjë luftë se do të bëheshin trazira dhe do të ndërhyhej me forca paqeruajtëse. Mjafton që SHBA të thotë se zgjedhjet nuk njihen, atëherë nuk vlen më fitorja e Ramës.

EMISIONET