Myftaraj: Kujtim Gjuzi i ka bërë lutje Ramës, që të bëhet gardian burgu i qelisë së Metës

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Kastriot Myftaraj tha se Kujtim Gjuzi i ka kërkuar Ramës që të jetë gardian burgu i qelisë së Ilir Metës.

Ndërsa Gjuzi iu përgjigj se nuk do ta marrë asnjë post të dhënë nga Edi Rama dhe se  Meta nuk shkon kollaj në birucë.

Myftaraj: Kujtim Gjuzi, pas votimit kundër Metës, i ka bërë lutje Edi Ramës, mbaron mandati i tij si deputet dhe do që të bëhet gardian burgu i qelisë së Metës.

Mua nuk do të ma shohësh në asnjë post të dhënë nga Edi Rama. Nuk i lutem unë Edi Ramës. Pastaj Meta nuk shkon kollaj në birucë.

EMISIONET