Musaj-Z, festë unike për Pavarësinë me mbi 2000 flamuj në ambientet e punës

Dita e flamurit është festuar në një formë krejt  ndryshe në ambientet e fasonerisë Musaj-Z në Patos, në ambient e së cilës janë vendosur 2000 flamuj.

28-29 nëntori janë dy ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, e thuajse të gjithë i festojnë ato në format nga më të ndryshmet.

Por festa e realizuar për Ditën e Flamurit në ambientet e një fasonerie në Patos ka qenë unike.

Në ambientet e firmës Musaj-Z shpk u vendosen mbi 2000 flamur dhe të gjithë punonjësit ishin veshur nga kompania me veshje me simbolet kombëtare.

E themeluar 4 vite më pare nga Zejni Musaj, kjo kompani ka 180 të punësuar dhe operon në prodhimin e koleksioneve të ndryshme të këpucëve, sandaleve, çizmeve, etj.

Musaj-Z, festë unike për Pavarësinë me mbi 2000 flamuj

Zejni Musaj ka edhe një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët.

"Gëzuar Festën e Flamurit, festa më e bukur dhe më e madhe e Shqipërisë!"

Firma Musaj-Z shpk operon në fushën e fasonerisë me klientë të njohur të tregut europian, firmat më të mira të tregut italian, gjerman dhe zvicerian.

EMISIONET