Murrizi i 'freskon' kujtesën grupit pro-Basha: Këta pro-amerikanët çfarë s'më thanë kur mbajta mandatin si donte Amerika

Myslim Murrizi e konsideron jo-kosistent qëndrimin e deputetëve pro-Bashës në raport me pro-amerikanizmin e tyre.

Në "Ora e Betit" në Rtv Ora ai kujton se kur mbajti mandatin e deputetit për Amerikën e kryqëzuan si tradhëtar.

Murrizi: Nuk jam rikthyer unë te PD, jam si kam qenë. PD në 30 prill ka bërë një mea culpa duke më kërkuar falje për veprimin arbirtrar, arrogant, delirant të një grupi janukësh për djegien e mandateve dhe braktisjen në tavolinë të 61 bashkive. Po të mos kishte bërë këtë nuk do shkoja aty si mish dhie. Kur u bë kjo pranova të kandidoj si anëtar për Këshillin Kombëtar. Këta që flasin në emër të Amerikës sot çfarë nuk më kanë thënë mua kur mbajta mandatin si donte Amerika. Tradhëtar, i shitur, të bleu Rama, patericë, nuk lanë gjë pa thënë. Nëse Berisha është non grata nga Amerika ku ka më mirë për kundërshtarët e Berishës për ta përdorur këtë aset që të bëhen të besueshëm te shqiptarët dhe të bëjnë shumicën. Pranoj çdo rebelim por te sovrani, jo ik ti dhe na lër vendin bosh, a ka mundësi të na sjellësh elektoratin tënd.

EMISIONET