Murrizi: Berisha dhe anëtarësia e PD të dashuruar me njëri-tjetrin, nuk prishen me vendim gjykate as deklarata ambasadash

Sali Berisha u rikthye në krye të PD pas 9 vitesh me votë unanime të anëtarësisë së PD.

Myslim Murrizi i ftuar në "Ora e Betit" në Rtv Ora thotë se lidhjet e Berishës me anëtarësinë e vjetër të PD janë shumë të forta, ndërsa pjesës pro-Basha i sugjeron të angazhohen në një lëvizje të re.

Por për këtë më parë duhet të merren me kodin zgjedhor.

Myslim Murrizi: Berisha dhe ajo pjesë e anëtarësisë së PD që ka qëndruar nga '91, sidomos 1997-2005, duam apo nuk duam ne janë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe nuk prishen kollaj as me vendime gjykate, as deklarata të kujdo lloj Ambasade. Këta janë shqiptarë, anëtarë të PD, në daç quajini pro-berishianë, në daç anti-amerikanë. Askush nuk i dikton se kush do të jetë kryetari CDU. Sali Berisha është kryetar i atyre 41 mijë anëtarëve nga 43 mijë që morën pjesë në votime. Gjithë pjesa tjetër që nuk janë dakord me  Berishën, 136 subjekte politike në regjistrin e gjykatës së Tiranës prej 32 vitesh të gjejnë mundësinë të krijojnë lëvizje të reja. Pjesa që ka deputetë, që mbështet Basha, Alibeaj i sotëm,i ka të gjitha mundësitë të marrë një nismë reale për të plotësuar boshllëkun që ka kodi zgjedhor pas vendimit të Kushtetueses të ankimuar nga Murrizi për prishjen e herësit të Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit. Të bëjnë një kod zgjedhor që të mos shkojë asnjë votë bosh e të gjithë atyre që nuk duan këtë qeveri.

EMISIONET