Murati: Nuk përjashtohet një marrëveshje PD-PS, por duhet të mbarojë përballja Basha-Berisha

Murati: Nuk përjashtohet një marrëveshje PD-PS, por duhet të

I ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Erl Murati u shpreh se nuk përjashtohet një marrëveshje mes të dyja palëve për ndryshimin e kushtetutës dhe legjislacionit.

Ai theksoi se e gjitha kjo do të varet edhe nga përballja Berisha-Basha dhe drejtimi që do të marrë Partia Demokratike, duke vendosur se cili do të jetë kryetari i saj.

Murati: Nuk përjashtohet një marrëveshje mes të dyja palëve për ndryshimin e kushtetutës dhe legjislacionit. Por para se kjo të ndodhë duhet që definohet se kush janë palët politike. Në kampin e opozitë ka një krizë të brendshme sepse lideri historik, është shpallur non grata nga SHBA dhe është përjashtuar nga grupi i PD-së.

Ne duhet të presim se si do të vazhdojë përballja Berisha-Basha që është një përballje politike. Ne kemi një ndryshim të qëndrimit të tyre, sidomos në raport me reformën në drejtësi. Prandaj duhet qartësuar se cili është drejtuesi i vërtetë i opozitës dhe në cilin kah do të shkojnë gjërat. Nëse kryetari aktual fiton, nuk e përjashtoj edhe një tryezë të përbashkët me Ramën për reformat e përbashkëta.  

EMISIONET