Mungon energjia, banorët në Buz e Luftinjë të Memaliajt në terr
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2023, 20:38
Banorët e Njësive Administrative Buz e Luftinjë, bashkia e Memaliajt janë në terr prej dy ditësh.
Gati 4000 banorë kanë dy ditë qe u mungon energjia elektrike në banesat e tyre.
Ndërkohë ata bëjnë me dije që nuk janë informuar prej OSHEE Rajoni Gjirokastër për këtë anomali.
Burime jo zyrtare thonë se shkak është djegia e një transformatori në fshatin Kashisht.
Nga OSHEE ka heshtje dhe asnjë informacion.
Nuk është hera e parë që të dy këto njësi administrative ngelën në terr të plotë.