“M’u ul në gjunjë”, Basha i përgjigjet Metës për anulimin e zgjedhjeve: Gënjen! S’ia kërkova unë, të thotë të vërtetën

“M’u ul në gjunjë”, Basha i përgjigjet

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur Ilir Metës, i cili pak ditë më parë në një deklaratë për shtyp tha se kreu i opozitës i kërkoi anulimin e zgjedhjeve me lot në sy.

Basha  është shprehur se Meta gënjen teksa thotë se ky i fundit duhet të thotë të vërtetën se kush ia kërkoi anulimin e zgjedhjeve.

“Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar”, tha Basha.

Ndsër të tjera Basha është shprehur se përfshirja e Metës në fushatë për zgjedhjet e 25 Prillit ishte shkatërrimtare për LSI dhe me kosto për PD.

“S’kam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci do i them troç. Është e pamohueshme në PD dhe LSI që futja e Metës në fushatë, mënyrën si u fut në fushatë ishte shkatërrimtare për fushatën e LSI dhe me kosto për PD”, tha ai.

Këtë deklaratë Basha e bëri në një intervistë për emisionin "Radari Informativ" në  Abc.news.

EMISIONET