Motori del nga rruga në aksin Klos-Burrel, plagoset 33-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2024, 18:53
Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Klos-Burrel.
Një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 33 vjeçar.
Sipas policisë, 33 vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.