Motomjeti përplaset me biçikletën në Elbasan, plagoset 33-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 14 janar në Elbasan. Policia bën me dije se në lagjen Emin Matraxhiu, motomjeti me drejtues shtetasen I. E., 32 vjeçe, ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin K. S., 33 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi  K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET