Moti i keq/ Durrës, vonesa në nisjen e trageteve drejt Italisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2025, 13:49
Prej disa ditësh, qyteti i Durrësit është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm me reshje dhe stuhi.
Burime nga kapiteneria e përgjithshme detare thonë se për shkak të erës se fortë në det të hapur, ku forca e tij arrin në 8 ballë, do të ketë vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi në drejtim të porteve italiane dhe anasjelltas.
Kapiteneria ka urdhëruar që anijet e tonazhit të vogël, përfshirë edhe flotën e peshkimit të mos rrezikojnë të dalin me det.