Moti i keq, Çako për Ora News: Thethi ende i bllokuar, lumenjtë Vjosa dhe Shkumbin kanë hyrë në shtratin e vet

Rruga drejt Thethit vijon të mbetet e bllokuar. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, në një lidhje telefonike për Ora News tha se po punohet për hapjen e saj.

"Pothuajse të gjitha akset rrugore nacionale janë të hapura. Operatorët kontraktorë janë në punë. Mbetet problem rruga në zonën turistike të Thethit, po punohet dhe atje për hapjen e rrugës".

Këtë të mërkurë situata paraqitet më e qetë edhe sa i takon kërcënimit të lumenjve.

"Prurjet intensive të lumenjve Vjosë dhe Shkumbin kanë rënë, kanë hyrë në shtratin e vet".

Në lidhje me Rrugën e Arbrit Çako tha se ka një segment të vështirë mbi tunel që ende po pastrohet për ta hapur nga bora.

"Shumica e mjeteve dje ishin pa zinxhirë dhe goma dimërore. Dy-tre mjete rrëshqitën dhe bllokuan mjetet e tjera. Aktualisht Rruga e Arbrit është e rregullt, ka një segment mbi tunel që po pastrohet".

EMISIONET