"Mos bëni garë cili është më i poshtër se tjetri!"Rama mesazh të koduar për PD: Në ferr ka vend për të gjithë

"Mos bëni garë cili është më i poshtër se

Ndërsa selia e Partisë Demokratike zien nga zhvillimet dhe përplasjet mes Bashës dhe Berishës, kryeministrit Edi Rama i ka ardhur në ndihmë Dostojevski për tu përcjellë një mesazh të koduar.

"Rrini të qetë! Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri!Dostojevski" shkruan Rama.

Ish-kryeministri Berisha ka thirrur një protestë në 8 janar për të marrë selinë e PD pas refuzimit të Lulzim Bashës për të lëshuar drejtimin e partisë.

Berisha paralajmëroi Ramën dhe Bashën të heqin dorë nga skenari i tyre.

 

EMISIONET