Pengmarrësi i gruas nga Durrësi mbetet në burg, e reja: “Më kërcënonte me jetën e fëmijëve"

Pengmarrësi i gruas nga Durrësi mbetet në burg, e reja:

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën Arrest me burg” për Mario Mysakun, I cili mori peng Ersidën, nëna e dy fëmijëve.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, dhe gjyqtar I çështjes ishte Petraq Curri.

Prokuroria ka ngritur ndaj tij edhe akuzën " Dhunë në familje". Në polici ai ka deklaruar se kishte njohje me gruan me 2 fëmijët dhe se pëlqeheshin, por ajo ka kundërshtuar bashkëjetesën e kërkuar. Pas kundërshtimit e ka mbajtur forcërisht në një banesë në Spitallë.

Sakaq Ersida ka deklruar se kërcënohej prej tij me jeten e 2 fëmijëve dhe bashkëshortit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të bashkëshortëve, të cilët mbrëmjen e 1 gushtit 2022 kanë denoncuar se shtetasi Marius Musaka "i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme Ersidën duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj” informoi (2 gusht 2022) policia e Durrësit.

Kishin qenë familjarët që bënë denoncimin se Ersida ishte larguar prej 25 korrikut nga banesa dhe që nga ajo ditë nuk kishin pasur më kontakte.

Policia u vu në kërkim të gruas kur u mësua se ajo mbahej me forcë në një banesë nga Marius Musaku. Musaku nga Lushnja ishte emër i njohur nga policia si person me precedentë të mëparshëm penalë për akuzën e "pengmarrjes" 

EMISIONET