Mori flakë në ecje, shkrumbohet nga zjarri autobusi i linjës në Durrës, zona mbulohet nga tymi-VIDEO

Shkrumbohet një autobus i linjës Durrës -Porto Romano. Ngjarja ndodhi këtë pasdite rreth orës 16.10, sipas njoftimit të policisë.

Pasagjerët kanë zbritur në kohe dhe nuk pati asnjë të lënduar.

Urbani mësohet të ketë marrë flakë në lëvizje dhe shkak sipas policisë thuhet se është bërë një shkëndijë elektrike në motor.

Shtëllungat e tymit mbuluan zonën përreth ndërsa zjrrfikësit kanë arritur të fikin flakët vetëm pasi ato kanë përpirë gjithë urbanin, duke lënë vetëm skeletin e pjesës metalike.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe ngjarjen në terësi.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobus i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Nga zjarri i rënë në autobus, nuk ka ansjë person të lënduar .

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Mori flakë në ecje, shkrumbohet nga zjarri autobusi i linjës

Mori flakë në ecje, shkrumbohet nga zjarri autobusi i linjës

Mori flakë në ecje, shkrumbohet nga zjarri autobusi i linjës

Mori flakë në ecje, shkrumbohet nga zjarri autobusi i linjës

EMISIONET