Modeste e zemermadhe! Ndahet nga jeta Vitore Sallaku, ylli i skenës së cirkut shqiptar

Modeste e zemermadhe! Ndahet nga jeta Vitore Sallaku, ylli i skenës së

Akrobatja e njohur, ylli i skenës së Cirkut shqiptar dhe një nga themelueset e këtij Cirku, Vitore Sallaku u nda sot nga jeta.

Bashkëshorjta e Skënder Sallakut ishte vlerësuar me titullin e lartë "Mjeshtre e Madhe"

Lajmin e bëri të ditur vajza e saj. 

"Nena jone e shtrenje, Vitore Sallaku, u largua ne paqe nga kjo bote, duke na lene pas kujtime te nje jete te bukur mes nje familje te mrekullueshme dhe gjithashtu nje trashegimi artistike te nje niveli shume te larte.
Modeste e zemermadhe, me kulture e nje edukate mbreselenese ka qene themeli i fuqishem i familjes tone, duke na drejtuar e mbeshtetur e gjithmone e buzeqeshur.
Nena jone e dashur cdo hap apo arritje te jetes se saj e ka arritur me vullnet e kembengulje, te shoqeruar jo vetem me nje force te jashtzakonshme te brendeshme, por edhe me nje qetesi hyjnore qe e karakterizonte. Te njejten gje ajo beri me betejen e saj te fundit, te cilen fatkeqesisht nuk e fitoi dot. Pafundesisht te bekuar qe u rritem e u edukuam nga e mira jone" Fatos Sallaku & Denisa Sallaku (Bilali)

Percjellja do te behet nga Shtepia e Funeralit Alba2000 per ne Tufine, me date 9 qershor, ora 14.00.

Vitore Sallaku

Që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut.

Vitore Sallaku ishte vajza e profesorit Lorenc Rasha, i pushkatuar në kohën e diktaturës nga regjimi komunist. Por për shkak të aftësive, vajzës së dikurshme nuk iu ndërpre karriera, vazhdoi në Bashkimin Sovjetik e Kinë me studimet. Madje, pas pushkatimit të të atit, edhe Skënder Sallakun e pyetën nëse do të ndahej nga Vitorja, dhe ai e kishte refuzuar një gjë të tillë.

Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.

EMISIONET